Sport

Familja e Berlusconi-t janë të gatshëm ta shesin klubin e Monza-s


Pas vdekjes së Silvio Berlusconi-t, raportohet se familja e tij dëshiron të shesë klubin e Monza-s.

Berlusconi vdiq javën e kaluar në moshën 86-vjeçare dhe funerali i tij u mbajt në Katedralen Duomo në Milano.

Ai kishte gjithmonë një pasion për futbollin, duke blerë Milan-in në vitin 1986 në prag të falimentimit dhe duke e çuar për të fituar Scudetto-n, Champions League dhe Kupën Ndërkontinentale.

Pas shitjes te Yonghong Li në vitin 2018, Berlusconi bleu Monza-n në Serinë C dhe i ngjiti për herë të parë në Serie A, të cilët në sezonin e fundit përfunduan në mes të tabelës.

Megjithatë, gazeta “Corriere della Sera” raporton se familja e Berlusconi-t ka diskutuar për trashëgiminë e tyre dhe duan të lënë botën e futbollit pas vetes, që do të thotë të nxjerrin në shitje Monza-n.

Në vend të kësaj, krahu i djathtë besnik i Silvio-s, Galliani – i cili punoi si në Milano ashtu edhe në Monza me ish-kryeministrin e Italisë – do të nxitej të ishte kandidat për partinë politike Forza Italia të Berluscon-it, duke mbushur vendin e Senatit që mbante miku dhe mentori i tij.

“Për dashurinë që kam për Silvio Berlusconin, do të bëj gjithçka që më kërkohet në çdo sektor”, u përgjigj Galliani.

“Për momentin, askush nuk ka folur me mua për qëndrimin si kandidat politik në Monza, as për të ardhmen e klubit të futbollit Monza”, shtoi Galliani.

“Corriere della Sera” pretendon se Monza fillimisht kishte kërkuar vetëm investitorë të rinj, por pas vdekjes së Berluscon-it, situata ndryshoi në dëshirën për një blerje të plotë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore