Sport

Falënderues shiut, Djokovic fiton përballë Tsitsipas-it


Në një ndeshje që duhet të përfundonte dje, natyra ndryshoi gjithçka.

Në çerekfinalet e ATP Master 1000 në Romë, përballeshin Novak Djokovic dhe Stefano Tsitsipas.

Numri një i botës filloi ndeshjen shumë dobët, me numri pesë që e theu menjëherë në servën e tij.

Ndeshja u ndërpre me rezultatin 3-4 dhe servën në duart e Tsitsipas.

Rreth dy orë më vonë, takim rifilloi dhe Tsitsipas vazhdoi formën e mirë, duke e marrë setin e parë me rezultat 4-6.

Edhe i dyti filloi njëjtë si i pari, Tsitsipas theu Djokovic-in në servën e tij.

Ndeshja përsëri u detyrua të ndërprehet për shkak të shiut, me rezultat 1-0 në setë dhe 2-1 për Tsitsipas në setin e dytë, përsëri me servën në dorën e tij.

Krejt histori tjetër ishte sot, me Djokovic që filloi të bënte atë që ditën e djeshme e bënte Tsitsipas.

Serbi e morri setin e dytë me rezultat 7-5. Njëjtë shkoi edhe seti i fundit, me Djokovic që fitoi me të njëjtat shifra.

I ndihmuar nga fati, ai i drejtohet gjysmëfinaleve të Romës.

Ai në gjysmëfinale do të presë fituesin e takimit Sonego – Rublev.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore