Film

“Faleminderit” në Norwich Film Festival


Filmi me metrazh të shkurtër “Faleminderit”, i regjisorit austriako-luksemburgas Nicolas Neuhold, është përzgjedhur zyrtarisht në Festivalin e Filmit të Norwich-it.

“Faleminderit” trajton historinë e vizitës në Shqipëri të një hartografi luksemburgas në vitin 1921.

Ky i fundit po përgatiste kufirin për vendin që sapo kishte shpallur pavarësinë.

Ai mori pjesë në konferencën e Ambasadorëve në Paris, ku pas një vëzhgimi që bëri, do të ndryshonte rezultatin e mbledhjes diplomatike.

Neuhold ka lindur në Vjenë, Austri dhe u diplomua në Universitetin e Arteve të Bournemouth-it.

Diplomimin për regjizurë e ka marrë në Kolegjin Evropian të Filmit në Ebeltoft, Danimarkë.

Ai ka fituar disa çmime, përfshirë “Bigas Luna Award” dhe “Ulrich Schieg Comedy Award” për filmin e tij të shkurtër Würstelstand.

Për ScarioFest, regjisori deklaroi se çdo projekt ka një origjinë të ndryshme.

Neuhold rrëfen se filmi është përshtatje e tregimeve nga një historian shqiptar, Fatos Baxhaku.

“Për këtë film, ne gjetëm disa detaje më të bukura gjatë xhirimit, të cilat nuk ishin në skenar. Kur shihni pjesën e jashtme të kështjellës, ka rosa që qajnë. Kjo ndodhi pikërisht në atë moment që po xhironim dhe mendova se ishte perfekte për t’u dhënë një tingull ambasadorëve argumentues”, thotë më tej regjisori austriak.

Sipas tij, momenti i madh që hasën gjatë xhirimeve ishte përfshirja e djalit shqiptar, Ambri, në fund të filmit.

“Për mua, kjo histori ka gjithçka që dua të tregoj në një film. Ka zemër dhe një qëllim. Është argëtues dhe gjithashtu rezonon me disa nga sfidat e përjetshme të politikës. Unë kam qenë gjithmonë i magjepsur nga diplomacia, është një botë me rregullat e veta dhe mendoj se mund të jetë shumë qesharake, sepse njerëzit e marrin veten aq seriozisht”, sjell në vëmendje Neuhold.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore