Aplikacione

Facebook sapo pranoi se e ka humbur betejën me Apple


Facebook ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me ndryshimet që vijnë në iOS 14. Verën e kaluar, Apple publikoi këto ndryshime, të cilat përfshijnë kërkesën që aplikacionet të përfshijnë një etiketë për privatësi për t’u treguar përdoruesve se cilat të dhëna janë mbledhur dhe si përdoren ato.

Apple e quan këtë “App Tracking Transparency” (ATT) e cila kërkon që aplikacionet të kërkojnë leje para se të ndjekin përdoruesit. Gjigandi i teknologjisë vendosi të vonoi zbatimin e këtij funksioni, për t’u dhënë reklamuesve dhe zhvilluesve kohë për t’u përshtatur ambientit të ri.

Në ndërkohë, Facebook e bëri luftën e tij publike. Kompania lëshoi ​​një palë reklama në tre nga gazetat më të ndjekura, duke akuzuar Apple për sulmin ndaj bizneseve të vogla.

Tani, kompania ka nisur një fushatë të re, duke përfshirë një reklamë të titulluar “Good Ideas Deserve to be Found” (Idetë e mira meritojnë të mbështeten). Reklama e re është pak e vështirë për tu ndjekur por ka për qëllim të tregojë vlerën e reklamave të personalizuara tek bizneset e vogla.

Vlen të përmendet se Facebook kurrë nuk flet për gjurmim, sepse nuk dëshiron që ju të mendoni për gjurmim. Nuk dëshiron që ju të mendoni për faktin se qëllimi i kompanisë është që t‘ndjekë gjithçka që bëni në internet në mënyrë që të mund të shfaqë reklama të personalizuara.

Apple nuk po i jep fund reklamave të personalizuara – për këtë çështje. Thjesht kërkon që aplikacionet të kërkojnë leje.

CEO i kompanisë Apple, Timothy D. Cook, tashmë e ka bërë të qartë pozicionin e kompanisë. Apple nuk do ta ndalojë Facebook aspak por së pari do të duhet të kërkojë leje.

Nëse kjo ndodh të jetë diçka e keqe për Facebook, nuk është faji i Apple. Thjesht do të thotë që kjo kompani ka shtyllë kryesore privatësinë tonë të cilën Apple po rikthen tek ne.

Përveç kësaj, bizneset e vogla ende mund t’u reklamojnë produktet e tyre. Ata ende mund të përdorin të gjithë informacionet që Facebook di për përdoruesit e tij – si gjinia, mosha, vendndodhja dhe interesat e tyre. Nëse jeni një biznes i vogël, asgjë nuk ndryshon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore