Shqipëria

Facebook, masa ndaj disidentëve iranianë në Shqipëri


Më shumë se 300 adresa, të cilat u përkisnin anëtarëve të një grupi disident iranian me bazë në Shqipëri, janë fshirë nga Facebook-u dhe Instagram-i.

Grupi kishte në qendër Iranin dhe gjithashtu Republikën Islamike të Iranit.

Të martën e 6 marsit, gjigandi i mediave sociale publikoi “Raportin e Koordinuar jo-autentik të Sjelljes”.

Aty thuhet se “Rrjeti ka shkelur politikën tonë kundër ndërhyrjeve të huaja, e cila është e koordinuar me sjelljet jo-autentike në emër të një njësie të huaj”.

Sipas raportit, rrjeti i ndërprerë ishte shumë aktiv në vitin 2017 dhe në gjysmën e dytë të vitit 2020.

“Njerëzit pas këtij aktiviteti bazoheshin në një kombinim të adresave autentike dhe të rreme për të postuar përmbajtje në lidhje me MEK-un, për të komentuar postimet e tyre dhe të njerëzve të tjerë, duke përfshirë ato të organizatave ndërkombëtare të lajmeve si Radio Liberty, Zëri i Amerikës dhe BBC”.

Muxhahedinët e Popullit të Iranit, MEK, është një grup opozitar iranian, shumë prej anëtarëve të të cilit u zhvendosën në Shqipëri në 2013 me konsulencën e SHBA-ve. Ata jetojnë në një kamp në periferi të Tiranës.

Facebook shtoi se do të vazhdojë të monitorojë çdo përpjekje për të rivendosur rrjetin nga njerëzit që qëndrojnë pas kësaj fushate.

“Operacioni u mbështet shumë në adresa të rreme për të postuar dhe për të amplifikuar mesazhet e tij. Disa nga këto adresa pësonin ndryshime të përsëritura të emrit. Adresat e tjera përdorën emrat e anëtarëve të vdekur të MEK-ut. Disa pretenduan se gjendeshin në Iran, por funksiononin nga Shqipëria. Të gjitha adresat ishin të hapura ndaj mbështetjes së tyre për MEK-un dhe kritikat e tyre ndaj qeverisë iraniane”, vazhdoi raporti.

Disa nga adresat e rreme ishin një dekadë të vjetra, por shumica e tyre u krijuan midis 2014 dhe 2016. Ata ishin veçanërisht aktivë në 2017, ulën aktivitetin në 2018–2019 dhe rifilluan në 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore