Lajme

Fabrika në Kosovë që punëson vetëm persona me aftësi të kufizuara – të tilla s’ka as në Evropë


Në fabrikën “Freesia” në Lipjan, shumë punonjës kanë një mundësi pune për herë të parë, meqë kjo është e vetmja në Kosovë, e cila ka të punësuar vetëm persona me aftësi të kufizuar.

Aty prodhohen letrat higjienike dhe ambalazhi i kartonit. Drejtori i kësaj fabrike, Endrit Rexhaj, ka treguar për Albanian Post për kushtet e punës që ofrohen.

Ndërkaq, punëtorët kanë kërkuar që të blihen më shumë produktet e prodhuara nga ta, në mënyrë që të shtohet numri i punëtorëve.

“Freesia” e nisi punën më 19 maj të vitit 2023. Fondacioni “Golden Eagle” e themeloi atë, ku investoi rreth një milion euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore