Sport

F1/ Haas largon sponsorët rus ‘UralKali’ nga makina


Haas F1 largon sponsorët dhe simbolet ruse nga makina

Skuadra amerikane me pronarë rus, në Formula 1, Haas, ka larguar sponsorët e saj të Rusisë, ‘UralKali’ nga makina e tyre.

Haas largon sponsorët dhe simbolet ruse nga makina

Ky është vetëm një nga sanksionet e ngritura kundër Rusisë në sportin më të shpejtë në botë, por jo vetëm.

Formula 1 po konsideron, dhe me shumë mundësi, do të anulojë çmimin e madh të Rusisë që ishte paraparë të mbahet në muajin shtator.

Kjo edhe pas komenteve nga pilotët e ndryshëm rreth ngjarjeve të fundit në Rusi.

Sebastian Vettel, piloti gjerman i Aston Martin, u deklarua që edhe nëse gara shkon sipas klasifikimit, ai nuk do të jetë i pranishëm në Rusi.

Kurse kampioni në fuqi, Max Verstappen, u shpreh se nuk e kupton asnjë arsye se pse duhet të zhvillohet garë në një shtet që nis luftë.

Pas këtyre komenteve, një goditje për Rusinë erdhi edhe nga vet makina që ata e sponsorizojnë, Haas.

Skuadra amerikane ka vendosur që të largojë të gjithë sponsorët dhe simbolet ruse nga makina pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

Haas me simbolet ruse
Haas me simbolet ruse

Shpejt mund të vendoset që piloti rus i kësaj skuadre, Nikita Mazepin – poashtu të mos lejohet që të jetë pjesë e sportit.

Drejtuesit e F1 po e vëzhgojnë nga afër situatën, dhe ky duket vetëm fillim i një resht të sanksioneve që do të ngrihen kundër tyre.

Sa i përket sporteve tjera, UEFA ka larguar finalen e Champions League nga Rusia, pronari i Chelsea-s Abramovich nuk do të lejohet të hyjë në Angli, e shumë, shumë të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore