
Evropianët po planifikojnë që të hapin një mision të përbashkët për përfaqësim diplomatik në Kabul, këtë e ka bërë të ditur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Pasi talibanët në gusht të këtij viti morën kontrollin e shtetit, evropianët dëshirojnë që ambasadat e tyre të riktheheshin në Afganistan.
Shumica e shteteve kanë tërhequr të dërguarit e tyre nga Kabuli pasi talibanët në muajin gusht rrëzuan Qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht.
Gjatë një vizite në Katar, Presidenti Macron theksoi se hapja e një misioni të tillë nuk do të nënkuptonte se i njohin talibanët si udhëheqës të Afganistanit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po e kushtëzojnë njohjen e grupit islamik të linjës së ashpër, me formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke kërkuar që të përfshihen edhe minoritetet dhe gratë.
Para tërheqjes së prezencës ushtarake amerikane nga Kabuli në fund të gushtit, SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë evakuuar dhjetëra-mijëra shtetas të huaj dhe afganë.
Mirëpo, pavarësisht evakuimit gjenden mijëra persona që duan të largohen nga Afganistani.
Po ashtu, Macroni falënderoi Katarin për ndërmjetësimin e evakuimit të fundit të afër 330 personave nga Kabuli për në Francë.
Në total, 258 afganë, 11 francezë dhe rreth 60 shtetas holandezë dhe një numër i paspecifikuar i njerëzve të lidhur me këta persona u evakuuan, njoftoi Ministria e Jashtme franceze më 3 dhjetor.
Ndër kushtet e tjera është që talibanët të mos lejojnë që Afganistani të bëhet bazë për terrorizmin ndërkombëtar dhe që të lejojnë shtetasit e huaj dhe afganët, që duan të largohen, të mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Lajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?