Kosova

Evropianët po na zemërojnë për Kosovën, por ne jemi të përkushtuar për anëtarësim në BE, thotë Vuçiç


Deklaratat e shumta të evropianëve në raport me Kosovën ndonëse mund të na zemërojnë, por Serbia do të mbetet në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kështu të paktën ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në prezantimin e planit “Kërcim drejt së ardhmes – Serbia Expo 2027”.

“Ajo që është gjithashtu e rëndësishme, pavarësisht se shpesh jemi të zemëruar me të drejtë nga  deklaratat e shumta nga Evropa, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën, për integritetin territorial të vendit tonë, Serbia duhet të dërgojë sonte një mesazh të qartë se do të vazhdojë rrugën e saj evropiane, se do të përpiqet të përshpejtojë rrugën e saj evropiane. duke ruajtur, natyrisht, miqtë tanë tradicionalë, duke ruajtur lirinë dhe pavarësinë tonë”.

Vuçiç ndër të tjera ka theksuar se Serbia do të vazhdojë të armatosë ushtrinë për të “ruajtur paqen” në rajon.

“Nëse dikush mendon se ne do t’i dorëzojmë diçka dikujt – jo, nuk do ta bëjmë. Ne do ta mbrojmë vendin tonë, do ta mbrojmë Kushtetutën”.

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe një nga të paktët në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të BE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore