Sport

Everton interesohet për transferimin e Lingard


Jesse Lingard është një agjent i lirë pasi kontrata e tij me Manchester United skadoi javën e kaluar dhe ai po i shikon me kujës skuadrat ku mund të transferohet.

Everton është klubi i fundit që është lidhur me të, por gazeta britnike, The Sun të dielën sugjeroi se ai nuk dëshiron të lidhet me skuadrën e Frank Lampard.

Raporti thekson se 29-vjeçari nuk e ka përjashtuar mundësinë e lëvizjes në Goodison Park, por thotë se do të ishte “zgjidhja e fundit”. Jo pikërisht ajo që dëshironi të dëgjoj!

Sulmuesi thuhet se ka shqetësime për Everton afatgjatë për shkak të problemeve të tyre financiare, me Richarlison që iu bashkua Tottenham-it dhe Dominic Calvert-Leëin gjithashtu të lidhur me një largim.

Newcastle, Tottenham dhe West Ham janë gjithashtu të lidhur me transferimin e Lingard.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore