
Europa League vazhdon sot me ndeshjet e katërta në grupe.
32 skuadra zbresin në fushë në dy orare të ndryshme, për të kompletuar ndeshjet e tyre.
Emra të skuadrave që do kualifikohen por edhe që kanë mundësi të përfundojnë ëndrrën e tyre pritet të mësohen sot.
Grupi A:
Lyon-i kërkon fitoren e katërt nga katër ndeshje, që do t’i sillte atyre kualifikimin tutje.
Në Francë, ata presin vendin e dytë të Sparta Pragës, që ka katër pikë.
Nga ndeshja e Lyon-it, do të tentojnë të përfitojnë Brondny dhe Rangers.
Norvegjezët presin skocezët, me shpresën ende gjallë për të arritur kualifikimin në raundin tjetër.
Dy ndeshjet e këtij grupi luhen në orën 18:45.
Grupi B:
Monaco dhe PSV përballen me njëra-tjetren në një ndeshje shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e këtij grupi.
Monaco ka shtatë pikë dhe një fitore praktikisht do t’i kualifikonte në raundin tjetër. PSV gjendet e treta me katër pikë.
Nga ndeshja direkte e këtyre dy skuadrave, do të tentoj të përfitoj Real Sociedad, që ka pesë pikë dhe përballet me austriakët e Sturm Graz, që deri tani nuk kanë marrë asnjë pikë.
Edhe grupi B të dyja ndeshjet i zhvillon në 18:45.
Grupi C:
Pas nisjes së mirë, Legia u mposht pastër nga Napoli në ndeshjen e fundit.
Italianët do të kërkojnë ta përsërin suksesin e para dy javë për t’u ngjitur në krye të tabelës.
Kjo ndeshje fillon në 18:45, kurse Leicester City kërkon ngjitjen në njërën nga dy vendet e para, me një sukses në “King Power” përballë Spartak Moskës.
Me fillim në orën 21:00, dhelprat do të tentojnë të përsërisin fitoren që e arritën me shumë vuajtje përballë rusëve që e arritën dy javë më parë.
Grupi D:
Dy vendet e para në këtë grup do të mbesin të njëjta edhe pas kësaj jave.
Eintracht-i me shtatë pikë, udhëton te Olympiacos-i me gjashtë për të ruajtur vendin e parë.
Ndeshja në Greqi fillon në orën 18:45, kurse më vonë, në të njëjtin grup, Antwerp dhe Fenerbahçe do të kërkojnë që me një fitore eventuale të afrohen me njërin nga kryesuesit.
Grupi E:
Për shkak të ndryshimit të orës në mbarë Evropën, përveç Turqisë, Galatasaray detyrohet të luaj herët.
Udhëheqësit e këtij grupi, presin në Turqi, Lokomotiv Moskën e vendit të fundit.
Në të njëjtin grup, zhvillohet super dueli Marseille – Lazio për të siguruar vendin e dytë pas javës së katërt.
Grupi F:
Udhëheqësit e grupit, Red Star Belgrade, përballen me Midtjylland.
Edhe në këtë grup, dy vendet e para do mbesin të njëjta pavarësisht rezultateve të kësaj jave.
Braga e vendit të dytë, pret Ludogorets-in e vendit të fundit.
Dy takimet fillojnë në orën 21:00.
Grupi G:
Dueli ndoshta më interesant i fazës së grupeve vjen edhe një herë, tani në Gjermani.
Leverkusen dhe Betis, dy skuadrat udhëheqëse të këtij grupi me nga shtatë pikë, do të tentojnë të blindojnë vendin e parë.
Celtic në anën tjetër udhëton te Ferencvaros për të tentuar afrimin nëse njëra nga dy skuadrat e lartëpërmendura bën hap fals.
Celtic ka tre pikë, derisa hungarezët kanë zero.
Dy ndeshjet e këtij grupi fillojnë në orën 21:00.
Grupi H:
Në Belgjikë, West Ham-i tenton të sigurojë kualifikim në raundin tjetër.
Skuadra angleze ka nëntë pikë pas tre ndeshjesh, dhe është gjashtë pikë me tre skuadrat tjera.
Ata sot përballen me Genk-in, dhe me një barazim, ata sigurojnë kualifikimin tutje.
Në anën tjetër, do të tentojnë të përfitojnë njëra nga Dinamo Zagred ose Rapid Vienna.
Kështu do mbyllet edhe java e katërt e Europa League, me fazën e eliminimit që ngadalë po merr formë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com