Sport

Europa League/ Leicester arrin fitore të madhe, Monaco fiton kryendeshjen         


Shtatë ndeshje në orarin e mbrëmjes u zhvilluan sonte në kuadër të Europa League.

Fitore të madhe që e ngjit në krye të grupit të vet, arriti Leicester City, përballë Legia-s.

Anglezët e nisën ndeshjen shumë mirë, dhe përfunduan pothuajse gjithçka në më pak se gjysmë ore lojë.

Ishte Patson Daka, ylli i Europa League-s për dhelprat që përsëri gjeti rrugen e rrjetes vetëm pas 11 minutash.

Pas dhjetë minutash, në listën e golashënuesve u shtua edhe James Maddison.

Brenda 12 minutave, Mladenovic do të shënonte për Legia-n, deri sa Ndidi shënoi golin për 3-1, që do rezultonte edhe përfundimtar.

Leicester me tetë pikë ndodhet e para, ndjekin Napoli e Spartak Moska me shtatë dhe Legia me gjashtë.

Pas dy javësh, dhelprat udhëtojnë te Napoli, kurse pret Spartak-in, me të gjitha skuadrat që ende janë në garë për çdo pozitë.

Në grupin B, Monaco arriti fitoren e madhe të kualifikimit.

Skuadra franceze fitoi me rezultat 2-1 përballë Real Sociedad-it në principatë.

Volland dhe Fofana shënuan që të bëjnë të pavlefshëm golin e Isak.

Monaco me 11 pikë kualifikohet, kurse Real Sociedad me gjashtë ëndërron kualifikimin në rast fitoreje përballë PSV.

Ndeshjet tjera përfunduan me rezultate:

Eintracht Frankfurt 2-2 Antëerp

Brondby 1-3 Lyon

Olympiacos 1-0 Fenerbahce

PSV 2-0 Sturm Graz

Rangers 2-0 Sparta Prague

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore