Lajme

Eurodeputetët dënojnë veprimet e Dodikut – “Urgjent të rishikohet asistenca financiare ndaj Republika Srpska-s”


Parlamenti Evropian

Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian kanë dënuar veprimet e anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, të cilat i përshkruanë si të rrezikshme, dhe bënë thirrje për ndryhim të “strategjisë qetësuese” të Bashkimit Evropian drejt Dodikut dhe vendosjen e sanksioneve të mundshme ndaj tij.

Përmes një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga tetë parlamentarë të BE-së, shkruhet se “të shpërblehen politikat secesioniste është sinjal tejet i dëmshëm ndaj politikanëve, qytetarëve dhe tërë BeH-së”.

Nënshkruesit e kësaj deklarate i bëjnë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të imponuar sanksione ndaj Millorad Dodik, përveç nëse ai radikalisht ndryshon kursin e veprimeve dhe merr hapa konkretë për të zhbërë tensionet në vend.

“NE, deputetët, fuqishëm dënojmë veprimet aktuale të rezikshme dhe ndarëse të BeH-së, veprime të cilat kanë për qëllim të minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së, si dhe rendin kushtetues dhe provizionet e tjera të Marrëveshjes së Dejtonit”.

Gjithashtu theksohet implementimi i projekteve të financuara nga BE si asistencë ndaj entitetit serb “Republika Srpska”, përfshirë asistencat makro-financiare, që të nënshtrohen ndaj një konsiderate urgjente, me pikëpamje që të ngrihen financimet direkte dhe inderekte ndaj entietit serb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore