Euro 2024

Euro 2024: Theo Hernandez dëmtohet në stërvitje me Francën


Theo Hernandez

Mbrojtësi i Milan-it, Theo Hernandez, la pas vetëm 20 minutash seancën stërvitore me Francën, pasi po përballet me një dëmtim në gju.

“Les Bleus” po përgatiten për ndeshjen hapëse të Euro 2024 kundër Austrisë të dielën, e ndjekur nga Holanda më 21 qershor dhe Polonia më 25 qershor.

Theo Hernandez pritej të fillonte këtë fundjavë, por kjo mund të jetë tashmë në dyshim, pasi ai u tërhoq nga stërvitjet pas vetëm 20 minutash.

Ai pësoi një goditje në gju gjatë barazimit 0-0 në miqësore me Kanadanë dhe raportet fillestare sugjerojnë se kjo ishte ajo që i shkaktonte dhimbje në seancën stërvitore.

26-vjeçari ka 27 paraqitje për Francën, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë tetë asistime.

Ai ishte në skuadrën që arriti në finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, duke humbur nga Argjentina me penallti.

Megjithatë, mesfushori i Juventus-it, Adrien Rabiot u kthye në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës pasi humbi atë ndeshje për shkak të një problemi muskulor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore