Misioni i EULEX-it ka kërkuar që të rivendoset urgjentisht paqja në Veri të Kosovës, pas situatës së krijuar nga protestuesit serbë.
Në një përgjigje për Albanian Post, EULEX ka shprehur shqetësimin për situatën që po vazhdon të jetë e tensionuar.
“Përshkallëzimi i fundit i dhunës në veri të Kosovës është shqetësues dhe i papranueshëm. Situata e sigurisë atje mbetet e tensionuar dhe kjo është një shqetësim i madh. Jemi thellësisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e civilëve, policëve, gazetarëve, anëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it. Prioritet duhet të jetë siguria në terren dhe ruajtja e paqes”.
Teksa ka bërë thirrje që të shmanget dhuna dhe të ndërmerren veprime për ta qetësuar situatën.
“Ne dëshirojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur, të shmangin dhunën dhe të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar këtë situatë të tensionuar. Duhet urgjentisht të rivendoset qetësia në interes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në veri të Kosovës”.
EULEX-i ka theksuar se misioni do të vazhdojë të punojë, “brenda kufijve të mandatit të tij”.
Brenda kufijve të mandatit të tij, Misioni do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për të mbështetur stabilitetin e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj përmes shtimit të patrullave të zbulimit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Dita e dytë që serbët po protestojnë
Është dita e dytë me radhë që serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.
Kërkese e tyre po ashtu është që të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.
Më 26 maj, tensionet në Veri u rritën, atëherë kur krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, kishin hyrë nën përcjelljen e policisë në ndërtesat komunale.
Ndërkaq, më 29 maj, protestuesit u përleshën me trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Nga kjo përleshje 41 trupa të KFOR-it u lënduan dhe dhjetëra protestues.
Nga pamjet që vijnë nga Zveçani ishte parë një numër i ushtarëve të shtrirë në tokë, pas lëndimeve të marra.
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe kanë kërkuar që të ndalet menjëherë dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Kurse, pesë persona janë arrestuar pas përleshjeve në Zveçan.
Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.
Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunale nëntorin e 2022.
Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.
Policia e Kosovës, të martën situatën në komunat veriore e ka përshkruar “si të brishtë”, por që nga ky institucion i sigurisë është thënë se po vazhdohet të punohet për stabilizimin e situatës dhe ruajtjen e sigurisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
-
Staroviç: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor – shkaktari i vetëm i kësaj situate jonormale është Kurti
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin