Jetesë & Stil

Estrada voton


Këngëtari Mozzik, gjatë votimit

Gjatë ditës së diel, qytetarët e Kosovës kanë votuar për zgjedhjet komunale.

Edhe figurat publike e posaçërisht ato nga estrada, kanë votuar për të zgjedhur kryetarin që duan t’i udhëheq në katër vitet e ardhshme.

Mozzik ishte artisti më i hershem, ai ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë derisa ka publikuar edhe pamje gjatë këtij momenti.

Një emër tjetër i njohur që shfrytëzoi të drejtën e votës ishte edhe Fjolla Morina, e cila ka pak javë që është liruar nga burgu.

Afrim Muçiqi gjithashtu u pa me bashkëshorten e tij në qendrën e votimit te Fakulteti Teknik në Prishtinë.

Ai është shprehur se pret shumë nga këto zgjedhje, pasi sipas tij “deri më tani nuk kemi parë ndonjë ndryshim në Kosovë”.

Edhe çifti i njohur Naim Abazi dhe Mihrije Braha, votuan në shkollën fillore “Dardania”.

“Qytetari nuk është i pavëmendshem, kështu e kanë kuptuar që duhet realizuar ajo që premtojnë. Për gjithë Kosovën ka ardhur një moment i mirë, sepse janë vetëdijesua edhe politikanët edhe qytetarët”, tha Braha.

As Edona Lllalloshi nuk mbeti pa votuar, teksa shpreson se vota e saj do të ndikojë në një të ardhme më të mirë.

“Vota ime për Prishtinën tonë, për një të ardhme më të mirë”, shkroi këngëtarja në një postim në Instagram.

Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë vote në qendrat e tyre të votimit deri në ora 19:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore