Kosova

Escobar: “ShBA është e shqetësuar me ndikimin malicioz rus dhe kinez në rajon”


Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar.

“Jam tejet i shqetësuar për ndikim malicioz rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar.

Escobar i ka thënë gazetësa greke “Vima” se ekziston një shqetësim i thellë në ShBA për ndikime të palëve të treta në rajonin e Ballkanit.

Gabriel Escobar tha se ShBA nuk e konsideron Turqinë në këtë kategori, pasi ajo është anëtare e NATO-s dhe ka punuar shumë për të sjellur investime në rajon.

Mes tjerash, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për Ballkanin Perëndimor tha se vendet që anëtarësohen në BE bëhen më demokratike, stabile dhe të prosperueshme.

Gjithashtu ai tha se çfarë e karakterizon Ballkanin Perëndimor është rritja mbresëlënëse ekonomike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore