Sport

Eros Grezda transferohet te skuadra hungareze


Futbollisti i shqiptar, Eros Grezda, është transferuar te skuadra hungareze, Zalaegerszeg.

Transferimi i tij në kampionatin hungarez është bërë në formë huazimi një-vjeçar nga klubi Osijek, i cili zotëron kartonin e tij.

Grezda u konsiderua një sulmues me shumë perspektivë për të ardhmen. Ai e arriti kulmin e karrierës së tij kur u transferua në Glasgou Rangers për shumën e 2 milionë eurove nga Osijek-u.

Por, futbollisti nga Gjakova nuk mundi ta gjejë vetën në kampionatin skocez, andaj u rikthye sërish në Kroaci.

Gjatë një sezoni në Rangers, Grezda arriti të shënojë dy gola në 17 paraqitje.

Derisa, kujtojmë që përveç klubeve të lartëvekura, 26-vjeçari ka luajtur edhe në ekipet si Lokomotiva e Zgrebit dhe Aluminj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore