Sport

Ernesto Valverde shumë afër emërimit në stolin e Manchester United


Nga Rusia, ka ardhur lajmi se Ralf Rangnick do të qëndrojë te Lokomotiva e Moskës.

Gjermani ishte emri më i përmendur që të marrë drejtimin e Manchester United deri në fund të sezonit.

Por, situata me kontratën e tij po e detyron gjermanin që të vazhdojë në Moskë, te Lokomotiva.

Në nxitim e sipër, Manchester United do të emërojë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.

Dhe, sipas gazetave shumë të afërta me klubin e kuq, Ernesto Valverde është emri më i mundur që të ulet në stolin e “Old Trafford”.

Ish-trajneri i Barcelonës duket se do të kthehet në krye të një klubi për herë të parë që nga janari i vitit 2020.

Valverde u shkarkua nga Barcelona më 13 janar të vitit 2020, pas humbjes në Superkupën e Spanjës përballë Atletico Madrid-it.

Dy herë kampioni i Spanjës me Barcelonën, do të kthehet për pak më shumë se shtatë muaj te Manchester United.

Nuk përjashtohet mundësia që Valverde të nënshkruaj kontratë të përhershme, por plani i Manchester United është që të ketë një trajner deri në fund të sezonit, dhe pastaj të nënshkruajë me argjentinasin e PSG-së, Mauricio Pochettino.

Valverde pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, sipas raportimeve të mediave angleze.

United dëshiron që trajneri i ri të jetë në stol për ndeshjen përballë Chelsea-s të dielën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore