Diva e muzikës klasike, Ermonela Jaho, është vlerësuar me një çmim ndërkombëtar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sopranoja shqiptare ka bërë të ditur se “International Classical Music Awards” e ka vlerësuar me çmimin e parë në kategorinë “Vocal Music”.
Jaho nuk ka kursyer falenderimet e saj për jurinë dhe kolegët bashkëpunëtorë me të, që bënë të mundur realizimin e një muzike të tillë.
”Jam shumë e lumtur t’ju lajmeroj se albumi ‘Anima Rara’ ka fituar cmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA (Cmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike). Dua të falenderoj ICMA-në për nderimin dhe gjithashtu të shpreh vlerësimin tim ndaj ekipit të ‘Opera Rara’ dhe kolegëve të mrekullueshëm që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë këtë muzikë. Kemi kuptuar pergjatë kësaj kohe sesa na nevojitet arti dhe sa e vështire është që të krijohet. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua të gjithëve”, shkruan sopranoja në mediat sociale.
Kujtojmë që në tetorin e 2020-tës, Ermonela Jaho shkëlqeu në shfaqjet në Greqi, e më pas në Gjermani së bashku me Saimir Pirgun./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Plagosja në Malësi të Madhe, dy grupe të RENEA-s nisen në kërkim të autorit
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
Ndihmëssekretari i NATO-s kritikon Kosovën për “hapa të njëanshëm” në Veri, Serbisë i kërkon t’i mbajë përgjegjës autorët e sulmit të Banjës