Kampionate

Erling Haaland vendos rekorde të reja në Champions League


Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland ka thyer dy rekorde të reja të golave në Champions League, pasi shënoi në fitoren 3-2 të së martës kundër Leipzig në “Etihad Stadium”.

Haaland u emërua në një formacionin fillestar për skuadrën e Pep Guardiola-s, të cilit iu desh të paktën një barazim për të siguruar vendin e parë në Grupin G pasi ishte kualifikuar tashmë në 16-shen e fundit së bashku me Leipzig.

“Qytetarët” nuk ishin në maksimumin e tyre në pjesën e pare. Megjithatë, ata u rikthyen në pjesën e dytë pasi në të parën e gjeten veten në disavantazhin e dy golave, falë dopietës nga Lois Openda.

City realizoi me Haaland, Phil Foden dhe Julian Alvarez për të siguruar tri pikët dhe të vuloste vendin e parë në grup.

Haaland, fituesi i Këpucës së Artë të sezonit të kaluar në Champions League, ka shënuar tashmë pesë gola në po aq ndeshje të fazës së grupeve këtë sezon, me goditjen e tij të fundit duke vendosur dy rekorde të reja në kompeticion.

Në të vërtetë, norvegjezi tani ka rritur numrin e golave të tij në Champions League në 40 pas vetëm 35 ndeshjesh, duke u bërë lojtari më i shpejtë që ka arritur këtë pikë.

Haaland ka eklipsuar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Ruud van Nistelrooy, i cili shënoi 40 gola në Champions League në 45 paraqitje me PSV Eindhoven dhe Manchester United.

Në moshën 23 dhe 130 ditë, Haaland është bërë gjithashtu lojtari më i ri që ka shënuar 40 gola në Champions League, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain (23 vjeç e 317 ditë).

Arritjet e fundit të Haaland vijnë vetëm tre ditë pasi ai u bë lojtari më i shpejtë në historinë e Premier League për të shënuar 50 gola kur gjeti rrjetën në barazimin 1-1 me Liverpool-in.

Numri “9” i Man City tani ka shënuar 19 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa ai gjithashtu ka rritur numrin e tij të përgjithshëm për “Qytetarët” në 71 gola në 73 paraqitje që nga bashkimi me klubin në verën e 2022.

Haaland do të kërkojë të shënojë edhe një herë emrin e tij në listën e golashënuesve kur Man City të luajë ndaj Tottenham në Premier League të dielën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore