Sport

Erling Haaland u ‘detyrua’ të kryente stërvitje të rëndë nga babai i tij


Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, u “detyrua” të merrte pjesë në një stërvitje të rëndë para fillimit të sezonit.

Me Norvegjinë që nuk arriti të kualifikohej në Euro 2024, Haaland pati një pushim të plotë të verës për t’u rikuperuar pasi fitoi titullin e dytë radhazi në Premier League dhe “Këpucën e Artë”.

Ai filloi duke festuar në Marbella dhe në dy raste të veçanta përdori një jaht. Ish-lojtari i Borussia Dortmund-it kaloi gjithashtu kohë në Capri dhe Paris, por i përfundoi pushimet në atdheun e tij.

Dhe ishte aty ku Haaland po shihej duke medituar topless në një lumë, duke shijuar natyrën.

Por nuk ishte gjithçka relaksuese për 23-vjeçarin, siç zbuloi ai pas kthimit të tij në stërvitjet e ekipit të parë.

Anëtarët e stafit po diskutonin për Haaland-in, i cili kishte prerë dru në male dhe për të jetuar sipas pseudonimit të tij viking.

Në një video të postuar në llogarinë e City-t në X, Haaland konfirmoi se ishte “detyruar” nga babai i tij.

Ai tha: “Unë kam qenë në mal, duke prerë dru gjatë gjithë ditës. Kështu që më dhemb pak shpina, shpatullat dhe krahët. Babai më detyroi, e bëra Nuk kam një zgjedhje!”.

Përgatitja sipas shkollës së vjetër të Alf-Inge Haaland nxjerr në pah një stil stërvitjeje si Sylvester Stallone te seria e filmave “Rocky”.

Por ajo përmbledh mentalitetin e lindur të Haaland dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme fizike.

Ai u kthye në stërvitje me City-n të hënën, së bashku me lojtarët e tjerë që nuk kishin detyrime ndërkombëtare.

City është nisur që atëherë në Shtetet e Bashkuara për një turne, me Haaland duke ndarë një foto të tij dhe Jack Grealish në fluturim. Ndeshja e parë e tyre është kundër Celtic në stadiumin “Kenan Memorial” në Karolinën e Veriut më 24 korrik.

Ata do të kthehen në aksion tre ditë më vonë në stadiumin e famshëm “Yankee”, duke përballur gjigantët e Serie A, Milan-in.

Pep Guardiola ka një ribashkim me Barcelona-n më 31 korrik përpara se të përfundojë turneun kundër Chelsea-t më 3 gusht, një javë përpara Community Shield kundër Manchester United në “Wembley”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore