Sport

Eriksen refuzon Manchester United-in


Mesfushori danez, Christian Eriksen, ka refuzuar mundësinë e transferimit te Manchester United gjatë kësaj vere.

Sipas asaj që raporton “The Guardin”, 30 vjeçari ka vendosur të qëndrojë në Londër, ku sipas gjitha gjasave do të rikthehet te skuadra e Tottenham-it.

Eriksen në fund të këtij muaji do të mbetet futbollist i lirë, pasi që nuk vazhdoi kontratën me klubin e Brentford-it ku luajti për gjysmë sezoni.

30-vjeçari është i vendosur të ribashkohet pas dy vjetësh me Tottenham-in, ekip për të cilin luajti shtatë sezone para se të largohej drejt Inter-it.

Gjithashtu arsye tjetër për refuzimin e United, thuhet të ketë qenë pasi danezi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore