Lajme

Eric Adams merr detyrën si kryebashkiaku i 110-të i qytetit të New York-ut në një moment të rrezikshëm


Eric Leroy Adams

Eric Leroy Adams u betua si kryebashkiaku i 110-të i qytetit të New York-ut të shtunën e parë të vitit 2022 në një ceremoni festive në “Times Square”. Ai e filloi mandatin e tij në një moment kritik për vendin pasi rastet me coronavirus kanë parë rritje rekord.

Adams, 61 vjeç, i cili ishte kapiten i policisë së qytetit të New York-ut përpara se të hynte në politikë, e ka quajtur veten “e ardhmja e Partisë Demokratike” dhe është zotuar të trajtojë pabarazitë e vjetra si “jakë blu e parë” e qytetit, duke përqafuar njëkohësisht komunitetin e biznesit.

Megjithatë, që nga viti 2002, kur Michael R. Bloomberg mori detyrën menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, një kryebashkiak i ardhshëm nuk është përballur me sfida të tilla të frikshme në qytetin e New York-ut.

Edhe përpara rritjes së fundit të nxitur nga Omicron, ekonomia e qytetit ende po përpiqej të rikuperohej, me shkallën e papunësisë prej 9.4% të qytetit – më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare.

Vrasjet, të shtënat dhe disa kategori të tjera të krimeve të dhunshme u rritën në fillim të pandemisë dhe kanë mbetur më të larta se përpara se virusi të fillonte të përhapej.

Adams kandidoi për kryetar bashkie me një mesazh për sigurinë publike, duke përdorur sfondin e tij të klasës punëtore dhe policore për të përcjellë ndjeshmëri për pjesët e New York-ut që ende po luftojnë me efektet e krimit.

Por detyra e parë e Adams si kryetar bashkie do të jetë të ndihmojë njujorkezët të lundrojnë në variantin Omicron dhe një rritje shqetësuese të rasteve.

Qyteti ka regjistruar mbi 40 mijë raste në ditë ditët e fundit, dhe numri i shtrimeve në spital po rritet. Sistemi i testimit të qytetit, dikur zilia e kombit, ka luftuar për të përmbushur kërkesën dhe linjat e gjata formohen jashtë vendeve të testimit.

Shqetësimet për virusin bënë që Adams të anulonte një ceremoni inaugurimi në ambientet e mbyllura në “Kings Theatre” në Brooklyn.

Megjithatë, ceremonia e tij e betimit në “Times Square”, menjëherë pas numërimit mbrapsht ceremonial, ishte plot gëzim dhe Adams tha se ishte me shpresë për të ardhmen e qytetit.

“Më beso, ne jemi gati për një rikthim të madh, sepse ky është New York-u,” tha Adams, duke qëndruar mes të ftuarve më herët gjatë natës.

Adams, kryebashkiaku i dytë me ngjyrë në historinë e qytetit, u betua duke përdorur një Bibël familjare, të mbajtur nga djali i tij, Jordan Coleman, dhe duke shtrënguar një fotografi të nënës së tij, Dorothy, e cila vdiq pranverën e kaluar.

Ndërsa Adams u largua nga skena, ai tha: “New York-u është kthyer”.

Në ceremoninë e Adams i pranishëm ishte edhe kryetari Bill de Blasio dhe udhëhoqi numërimin mbrapsht të mesnatës – akti i tij i fundit zyrtar si kryetar bashkie pas tetë vjetësh në detyrë.

Çfarë pritet nga Adams?

Adams, i cili u rrit i varfër në Queens, përfaqëson qendrën  e majtë të politikës demokratike. Ai mund të ofronte një përzierje të dy kryebashkiakëve të fundit – Bill de Blasio, i cili dihej se citonte socialistin Karl Marks, dhe Michael R. Bloomberg, një miliarder dhe një ish-republikan si Adams.

Ai  fitoi ngushtë në një garë paraprake konkurruese të Demokratëve verën e kaluar, kur rastet e coronavirus-it ishin të ulëta dhe miliona njujorkezë po vaksinoheshin.

Bill de Blasio

Qyteti kishte filluar të rikthehej ngadalë pasi virusi shkatërroi ekonominë dhe la më shumë se 35 mijë njujorkezë të vdekur. Tani që rastet po rriten përsëri, kompanitë në Manhattan kanë braktisur planet e kthimit në zyrë dhe shumë shfaqje dhe restorante në Broadway janë mbyllur.

Me shkollat ​​që do të rihapen të hënën, Adams duhet të përcaktojë se si t’i mbajë studentët dhe mësuesit të sigurt, duke siguruar që shkollat ​​të mbeten të hapura për mësimin personal.

Ndër të tjera Adams ka këmbëngulur që qyteti nuk mund të mbyllet përsëri dhe duhet të mësojë të jetojë me virusin, dhe ai ka qenë mbështetës i mandateve të de Blasio-s për vaksinat.

Gjithashtu ai ka deklaruas se dëshiron të vazhdojë fokusin e de Blasio-s në reduktimin e pabarazisë, edhe pse ai ka kërkuar të nxisë një marrëdhënie më të mirë me elitat e qytetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore