Lajme

Erdogan i jep lamtumirën Merkelit pas 16 vjetësh


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, djathtas, duke biseduar me Kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë takimit të tyre në pallatin presidencial Huber Villa, në Stamboll, Turqi, të shtunën, 16 Tetor 2021. 

Angela Merkel, të shtunën e 16 shtatorit, ka bëri udhëtimin e saj të fundit nën petkun e Kancelares së Gjermanisë në Turqi. Bosfori pa dy nga udhëheqësit më jetëgjatë të Evropës bashkë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e priti atë për bisedimet e lamtumirës.

Erdogan kishte qenë në detyrë për më shumë se dy vjet kur Merkel erdhi në pushtet në vitin 2005. Që atëherë, ata kanë ndërtuar një marrëdhënie të bazuar në pragmatizëm që ka kaluar disa kriza.

Kreu i Turqisë në fjalimin e tij tha se, “shpresoj që puna jonë e suksesshme me Merkel-in të vazhdojë në të njëjtën mënyrë nën qeverinë e re”.

Udhëheqësit diskutuan marrëdhëniet e Turqisë me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, si dhe Sirinë, Libinë dhe Mesdheun lindor. Te kjo e fundit interesat e Ankarasë janë përplasur me ato të Evropës.

Sidoqoftë, Merkel shpesh ka adoptuar një qasje pajtuese ndaj Turqisë, duke theksuar interesat e përbashkëta të Turqisë dhe Perëndimit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan majtas, dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel flasin me njëri -tjetrin në pallatin presidencial Huber Villa përpara takimit të tyre, në Stamboll, të shtunën, 16 tetor 2021.

Pasi pranoi qindra mijëra refugjatë në Gjermani në 2015-ën, ajo theksoi rolin e Turqisë në parandalimin e përsëritjes së një migrimi të tillë në shkallë të gjerë në Evropë dhe ndihmoi në krijimin e një marrëveshje për Turqinë për të frenuar rrjedhën e njerëzve që kërkojnë të kalojnë Detin Egje.

Në fokus të takimit të tyre mbizotëronte pikërisht kjo, tema e migrimit. Merkel premtoi se mbështetja e BE-së për Turqinë – e cila strehon 4 milionë refugjatë – do të vazhdojë.

Kancelarja në ikje bëri me dije se administrata e ardhshme në Berlin do të vlerësojë lidhjet me Turqinë.

Partitë politike të Gjermanisë po zhvillojnë bisedime për një qeveri të re koalicioni që nga zgjedhjet në shtator dhe Merkel do të mbajë postin deri në krijimin e saj.

Më tej Merkel shtoi se, “ne kemi gjithmonë interesa të përbashkëta, dhe kështu do ta shohë qeveria e ardhshme federale”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, djathtas dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pozojnë për mediat në fund të një konference të përbashkët shtypi pas takimit të tyre në Huber vila, në Stamboll, Turqi, të shtunën, 16 tetor 2021.

Erdogan falënderoi Kancelaren për “kontributet pozitive” të saj në ofertën afatgjatë të Turqisë për anëtarësimin në BE dhe mbështetjen e saj për komunitetin turk prej 3 milionë banorësh në Gjermani.

Marrëdhëniet me Turqinë u dëshmuan si një nga fushat më të vështira për Merkel gjatë 16 viteve të saj në detyrë, veçanërisht pasi Erdogan-i sulmoi udhëheqësit evropianë ndërsa mbikëqyrte autoritarizmin në rritje në vend.

Politika e jashtme e Ankarasë gjithashtu pa që qeveria e Merkel të mbështeste sanksionet e kufizuara të BE-së ndaj Turqisë dhe kufizimet në shitjen e armëve.

Gjermania ka shprehur shqetësime në lidhje me ndikimin e institucioneve turke brenda kufijve të saj dhe ka ndaluar politikanët turq të bëjnë fushatë në vitin 2017. Kjo bëri që Erdogan të krahasojë zyrtarët gjermanë me nazistët.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mirëpret Kancelaren gjermane Angela Merkel, majtas, para ceremonisë së hapjes së kampusit të ri të një universiteti turko-gjerman, në Stamboll, të premten, 24 janar 2020.

Nga ana tjetër ka shqetësime në Ankara se qeveria e ardhshme gjermane do të jetë më pak tolerante ndaj dallimeve të tilla.

Udhëheqësja e Gjermanisë, ka nisur turin e saj të lamtumirës në shumë shtete. Vizitën e saj të parë e nisi me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pasuar me vende të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore