Me rastin e Ditës së Presidentit, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me mendje e me zemër janë te ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai, Thaçin e ka quajtur si një njeri me vizion, guxim e veprimtari për Kosovën.
“Ai që udhëhoqi luftën për çlirim e rrugën drejt pavarësisë. Presidentin që po i mungon Kosovës më shumë se asnjëherë. Deri në ditën e madhe dhe të pashmangshme të rikthimit në Atdhe, ne do të jemi në pritje të presidentit”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Në anën tjetër, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me ish presidentët e Kosovës, Atifete Jahjagen, Behxhet Pacollin dhe Fatmir Sejdiun kanë bërë homazhe dhe kanë vënë lule tek shtatorja e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Gjithashtu, së bashku me ish presidentët, Jahjaga, Pacolli e Sejdiu, Osmani ka vizituar edhe muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.
Me këtë rast, presidentja Osmani tha se ish-presidenti Rugova ishte arkitekt i shtetit të Kosovës, dhe siç theksoi ajo, “ai ndikoi në bashkimin e mbarë popullit”.
“Falë miqve, bashkëpunëtorëve brenda e jashtë Kosovës, janë ruajtur shumë fotografi e shumë kujtime të cilat dëshmojnë se çfarë pune e jashtëzakonshme është bërë në këtë shtëpi, duke i ndërtuar themelet e para të Kosovës, por po ashtu duke dërguar në tërë botën mesazhin e fuqishëm të përpjekjeve të drejta dhe luftës së drejtë të popullit të Kosovës për liri”, është shprehur Osmani në një konferencë për media.
Figurën e Rugovës e kanë vlerësuar lartë edhe ish-presidentët e vendit duke thënë se “ai ishte ikonë e pamposhtur e të gjitha kohërave”.
Kosova ka pasur gjashtë presidentë, Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën, Behgjet Pacollin, Hashim Thaçin dhe tani Vjosa Osmanin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
RLI: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën përmes orkestrimit të zhvendosjes së serbëve nga veriu
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës
-
Hoti thotë se besimi në LDK-në është forcuar për shkak të qeverisjes së dobët të LVV-së
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
U arrestuan nga SPAK, Gjykata e Posaçme liron ish-përgjegjësit e IKMT Sarandë
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës