
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka folur rreth lajmit të Albanian Post se Qeveria ka filluar procedurat për shkarkimin e tij.
Gjenerali Rama ka folur në emisionin Pressing në T7 lidhur me këtë raportim.
Ai ka thënë se ende nuk ka pranuar asgjë zyrtare nga Qeveria, duke mos mohuar lajmin.
“S’kam pranuar asgjë zyrtare nga qeveria”, ka thënë ai.
Albanian Post në bazë të burimeve të saja ka lajmëruar se Rama pritet të shkarkohet për shkak të mospajtimeve mes tij dhe Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe se procedurat e shkarkimit të tij kanë filluar që nga mesi i shtatorit.
Mospajtimet midis komandantit të FSK-së dhe Ministrit të Mbrojtjes kanë arritur pikën kritike më 18 shtator, dy netë para aksionit të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë.
Mbrëmjen e 18 shtatorit, ministri Mehaj e ka urdhëruar komandën e Forcës së Sigurisë të Kosovës që FSK-ja t’i lyejë katër automjete të blinduara ushtarake M1117 ASV, pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit i cili u ndërmor mëngjesin e 20 shtatorit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha