Stil

Ende në krye të popullaritetit: Si të vishni funde me plisa?


Ilustrim

Vera është stina në të cilën është e rëndësishme të visheni bukur dhe t’i siguroni vetes një kombinim komod.

Pjesa e veshjeve që ka rezultuar tejet e lehtë për t’u kombinuar, dhe i jep një dozë glamur pamjes tonë, është fundi me plisa.

Fundet me plisa kanë qenë në krye të popullaritetit për disa vite. Është një fund me një prerje të dallueshme dhe specifike që jep një dozë romantike dhe përshtatet shumë bukur me pjesët e tjera të modës.

Kur flasim për ngjyrat, tonet lozonjare dhe vibruese janë në modë dhe për ata që i qëndrojnë besnikë minimalizmit, ka edhe ngjyra pak më të errëta.

Fundi i zi me plisa është një klasik me të cilin nuk mund të gaboni. Për një dalje në mbrëmje, një ide e mirë është një fund mini me plisa që të jep një përshtypje simpatike dhe njëkohësisht shkollore.

Fundet me plisa do të shkojnë shumë me topin e njohur dhe sandalet me taka.

Janë të panumërta kombinime me të cilat mund të vishni funde me plisa sepse është një pjesë me të cilën nuk mund të gaboni.

Pavarësisht nëse jeni adhuruese e kombinimeve klasike apo lozonjare, kjo pjesë do të përshtatet në mënyrë të përkryer në të gjitha llojet e garderobave.

Fundet me plisa janë një zgjedhje e mirë edhe për takime biznesi përmes të cilave mund të ndërroni xhaketën dhe kështu të keni një kombinim klasik në të cilin do të bini në sy. Sigurisht, një nga zgjidhjet është një bluzë pambuku fine.

Me pak fjalë – një fund me plisa ia vlen vërtet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore