Jetesë & Stil

Eminem: Nuk do të marrë pjesë në “Grammy” sot e 100 milionë vjet të tjera


Eminem - Rep Artist

Një nga rep artistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave – Eminem, ka vendosur që më kurrë në jetën e tij të mos marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Një qëndrim të tillë, ai e kishte bërë të ditur vite më parë, por që tani vetëm se e ka “vulosur”, teksa një vendim të këtij lloji, artisti thotë ta ketë marrë si pasojë e politikave të organizatorëve të kësaj ceremonie prestigjioze.

“Jam lodhur duke vënë re se si ata i përdorin artistët si ‘pika shitjeje’ dhe të njëjtit nuk i shpërblejnë kurrë me çmime”.

“Gjejnë arsyetime nga më të dobëtat dhe si përfundim nuk ndajnë çmimet për artistët që me të vërtetë i meritojnë ato”, ka thënë Eminem, shkruan e përditshmja, “Uniland“.

Por, edhe një herë të fundit, a do të marrë pjesë Eminem në “Grammy”?

“Përgjigja ime është ‘Jo’ dhe edhe për një 100 milionë vjet të tjera e njëjta do të mbes. Nuk do të marrë kurrë më pjesë në ‘Grammy”, ka theksuar ai.

Ylli i hitit “Sing for the moment”, ka kujtuar edicionin e vitit 2017 të “Grammy”, kur këngëtari, Bruno Mars, kishte rrëmbyer çmimin e “Albumit më të mirë”. Ndërsa, ka theksuar, se sipas tij, atë e meritonte Jay Z ose Kendrick Lemar.

Bruno Mars – “Grammy 2017”.

“Aso kohe isha i ulur në shtëpi dhe po shikoja atë edicion të ‘Grammy’ dhe pashë që as Jay Z e as Kendrick nuk e morën çmimin për albumin më të mirë”.

“E ndjeva qe njëri nga ta duhej ta kishte marrë atë, por që si përfundim çmimin e fitoi një pop këngëtar”, shtoi Eminem.

Eminem është një nga artistët me më së shumti çmime të fituara nga ceremonitë prestigjioze, si “MTV Awards”, “EMA”, “Grammy” e plot të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore