Përballje

Emiliano Vila, vendimtar në fitoren e Teutës përballë Dinamos


Kampionët në fuqi të Shqipërisë, Teuta, janë kthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi.

Djemtë e detit ishin sot vendas të Dinamos që po lufton për mbijetesë.

Në letër, kjo ndeshje pritej që të ishte shumë e barabartë, dhe ashtu ndodhi.

Mirëpo, ndeshjen më mirë e nisi Teuta.

Pas disa mundësive shumë të mira qysh në fillimin e takimit, durrsakët e gjetën edhe golin ende pa u mbyllur dhjetë minuta lojë.

Ishte Emiliano Vila ai që shënoi golin e parë dhe të fundit në këtë takim.

Edhe pse ndeshje vazhdoi të ishte shumë e hapur dhe me shumë mundësi nga të dyja anët, minuta e dhjetë do të ishte hera e vetme kur një skuadër do të detyrohej ta nxirrte topin nga rrjeta.

Kështu, me këtë gol të vetëm – Teuta gjeti tri pikë shumë të rëndësishme për t’u shkëputur nga lufta për mbijetesë dhe për t’i marrë erë sado pak një lufte për pozitat Evropiane.

Dinamo në anën tjetër mbetet në vendin e barazhit.

Tabela e plotë e Abissnet Kategorisë Superiore pas 21 javësh të luajtura, duket kështu:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore