Sport

Emërllahu: Jam i gatshëm t’i tregoj vlerat e mia


Kosova do të përballet me Armeninë në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Para kësaj ndeshje, foli në konferencën për media trajneri i dardanëve, Alain Giresse dhe futbollisti i Ballkanit, Lindon Emërllahu.

Për këtë të fundit, kjo do të jetë hera e dytë që luan për përfaqësuesen dardane, derisa tha se është i gatshëm t’i tregojë vlerat e tij te Kosova.

“Jemi gjithë lojtar të rinj që i ka ftuar trajneri. Të paraqitemi sa më mirë dhe t’i tregojmë vlerat tona dhe të ftohemi edhe në ndeshjet tjera. Shpresoj të kem mundësinë t’i tregoj vlerat e mia. Në listë jemi të gjithë futbollistë thuajse të rinj”, theksoi mesfushori i Ballkanit.

Ai thotë se formën të cilën ka shfaqur me Ballkanin, po shpreson që e njëjta të jetë edhe te Kosova.

“Besoj që me paraqitjet te Ballkani të më ndihmojnë dhe të paraqitem sa më mirë edhe te Kosova. Shpresoj ta kem rastin dhe pse jo të tregoj vlerat e mia për të pasur mundësitë për të ardhmen”, shtoi Liridon Emërllahu.

Përveç kësaj ndeshje, Kosova do të përballet edhe me Ishujt Faroe më 19 nëntor në të njëjtin stadium. Për këto ndeshje, Giresse ka ftuar kryesisht futbollistë të rinj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore