Sport

El Clasico thyen rekord, më së shumti tifozë në stadium pas COVID-it


El Clasico ka thyer rekordin për pjesëmarrjen më të madhe të tifozëve në stadium që nga shpërthimi i COVID-19.

Për më shumë se një vit, klubet u detyruan që të luanin pas dyerve të mbyllura, duke sjellë një tjetër dimension të sportit që konsiderohet më i bukuri në botë.

Kjo i pengoi shumë klube të mëdha që të siguronin të ardhura elementare, duke i futur disa prej tyre në një krizë të thellë financiare.

Një ndër klubet që vuajti më shumë nga mbyllja e stadiumeve, ishte pikërisht Barcelona.

Klubi katalunas, në El Clasico, arriti rekordin për pjesëmarrjen më të lartë të tifozëve në stadium.

86 mijë e 422 ka qenë pjesëmarrja në “Camp Nou” gjatë ditës së djeshme.

Barcelona ka përfituar 4.5 milionë euro nga shitja e biletave. Por, kjo shifër për katalunasit ishte zhgënjyese, duke marrë parasysh se stadiumi ka një kapacitet total prej 99 mijë e 350 ulësve.

Nga vendi i dytë deri te i nënti, rekordin e mbanë “Old Trafford” që në çdo ndeshje ka qenë pothuajse plotë.

Kurse, në vendin e dhjetë vjen një suprizë.

Më poshtë, lista e plotë e ndeshjeve me pjesëmarrjen më të madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore