Sport

El Clasico për Endrick, fantazistin 15-vjeçar të Palmeiras


Një tjetër El Clasico do të zhvillohet, por këtë herë jo në fushë.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, janë futur ashpër në garë për shërbimet e Endrick, talentit 15-vjeçar të Palmeiras.

Braziliani 15-vjeçar ka shfaqur potencial të jashtëzakonshëm, dhe menjëherë ka gjetur fokusin e elitarëve evropian.

Në Brazil, ai konsiderohet si Pele i ardhshëm, një futbollist që posedon gjithçka që një futbollist duhet të posedojë.

Dhe, tani, për të në garë janë dy gjinatët spanjoll.

Por, skuadrat nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë zyrtarisht me futbollistin derisa ai t’i mbush 16 vjet, pra deri në korrik.

Sa herë që luan, në Brazil konsiderohet së ka “party” futbolli. Edhe pse luan me futbollistë shumë më të vjetër dhe më të pjekur se ai, Endrick vazhdon të luaj në nivelin më të lartë.

Real Madrid-i dhe Barcelona kanë dërguar skautët e tyre në ndjekje të Endrick, dhe në korrik pritet që të merret vendimi.

Në shumë rrjete sociale, Endrick ka postuar edhe fotografi me fanellën e Real Madrid-it, duke lënë të kuptohet që madrilenët kanë përparësi në këtë garë.

Edhe nëse nënshkruhet me të tani, Endrick do të duhet të qëndrojë në Brazil derisa të mbush 18 vjet.

Pastaj, ai do të jetë i gatshëm të lëvizë në Evropë dhe të luajë për cilëndo skuadrën që do e ketë nënshkruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore