Lajme

Ekzekutohet ambasadori italian


Ambasadori i Italisë, Luca Attanasio, një polic ushtarak dhe një shofer kanë mbetur të vrarë nga një sulm ndaj autokolonës së Organizatës të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Republikën Demokratike të Kongos.

Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se ambasadori Attanasio po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në qytetin Kanyamahoro, kur është sulmuar nga disa persona. Karvani është sulmuar mëngjesin e 22 shkurtit.

Dyshohet se personat kanë pasur për qëllim t’i marrin peng. Gjatë konfliktit me armë dhe ndërhyrjes së Rojeve të Parkut, ka mbetur i vrarë polici ushtarak dhe është plagosur ambasadori italian, i cili ndërroi jetë në spitalin Monusco në Goma.

Sipas faqes zyrtare të ministrisë, Attanasio, ka qenë shefi i misionit të Italisë në Kinshasa që nga viti 2017-të dhe në vitin 2019-të është bërë ambasador.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore