Art&dizajn

Ekspozita tërësisht virtuale në muzeun rus


“Hermitage”, muzeu i famshëm rus, ka hapur ekspozitën e tij të parë krejtësisht virtuale.

Aty u shfaqën vepra arti NFT në një hapësirë ​​digjitale, ku mënyra e vetme për t’i shijuar ato ishte përmes internetit, dallon agjencia e lajmeve “Euronews”.

Në shfaqje u prezantuan veprat e artit NFT, ndryshe njësitë unike digjitale që mbushën botën e artit të këtij viti.

Kuratori Dimitri Ozerkov ka pohuar se donte që ekspozita të tregonte historinë e kësaj manie të re.

Ekspozita i lejon përdoruesit të krijojnë imazhe digjitale dhe të eksplorojnë faqen virtuale duke përdorur kompjuterë, telefona inteligjentë, syze të realitetit virtual dhe pajisje të tjera.

Paçka se hapësira është vetëm në internet, ajo i ka rrënjët në realitet.

Kështu, programuesit kanë rikujtuar brendësinë e monumentit lokal të Stock Exchange-it të Shën Petersburgut si një sfond për artin digjital.

Ozerkov ka ravijëzuar gjithashtu se ka një lidhje të fortë midis veprës dhe ndërtesës historike.

Ndërkaq, ekspozita përfshin 37 vepra arti dhe do të jetë online deri më datë 10 dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore