Biznes

Eksportuesit paralajmërojnë protestë: Kompensim 15% për t’u normalizuar situata


Shoqatat e biznesit në vend po kërkojnë të kenë një kurs fiks këmbimi për kontratat e tyre.

Nëse kjo nuk realizohet, ata paralajmërojnë protesta.

“Ne do t’i bëjmë thirrje qeverisë në rast se nuk do ulet dhe të përcaktojmë një kurs fiks ne baze te rregullave dhe ligjeve do kërkojmë dhe së shpejti do zbresim para kryeministrisë në një protestë vetëm për të kërkuar që duhet ulet në bazë të kushtetutës dhe guvernatori dhe qeveria dhe mos të na lënë në dorën e rënies së lirë”, ka thënë Filip Gjoka, kreu i shoqatës së bimëve medicinale.

Sipas tyre, kursi i luhatur i këmbimit do t’i çojë drejt falimentit dhe do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

Po ashtu ata kanë shtuar se bizneset prodhuese dhe eksportuese janë në limitet e rezistencës së tyre.

Vetëm sektori fason ka një humbje mujore prej 9 milionë eurosh nga kursi.

“Pas disa takimeve të pafrytshme me institucionet jemi këtu sot për të deklaruar publikisht se bizneset eksportuese dhe ato prodhuese janë në limitet e rezistencës ekonomike e financiare të tyre”, ka thënë Alban Zusi, Kreu i Shoqatës se Eksportuesve.

Sipas tij, zgjidhja është që sektori prodhues të kthehet në biznesplanin e vetë, që do të thotë të kompensohen të ardhurat e tyre në masën e 15%.

“Zgjidhja është që të rikthehen bizneset në biznesplanin e tyre që do të thotë të ardhurat e tyre duhen kompensuar së paku në nivelin e 15% për tu normalizuar situata dhe për të dhënë hapësirë më pas në harkun e 6 muajve kjo do të thotë që ai suficit I krijuar në buxhetin e shtetit pra ato të ardhura të marra në”, ka shtuar Zusi.

Një euro këmbehet aktualisht afër nivelit të 101.07 lekëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore