Lajme

Eksportet e grurit po përkeqësohen nga dita në ditë, sipas ministrit ukrainas të Bujqësisë


Ministri i ri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi tha se aftësia e vendit për të eksportuar drithëra përkeqësohet nga dita në ditë dhe do të përmirësohet vetëm nëse lufta me Rusinë përfundon.

Duke folur në një konferencë televizive, Solskyi bëri me dije se Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë, normalisht do të eksportonte 4-5 milion ton drithë në muaj – një vëllim që ka rënë në vetëm disa qindra mijë ton.

“Ndikimi në tregjet globale është i drejtpërdrejtë, dramatik dhe i madh. Dhe vazhdon. Çdo ditë situata do të bëhet gjithnjë e më e vështirë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore