Vende

Eksplorimi i i zonave malore, ndër më të pëlqyerit për shqiptarët


Pushimet dhe vendet e bukura, janë në mendjen e gjithsecilit prej nesh. Turizmi i bardhë ose “pushimet e bardha” janë ato të cilat po shndërrohen në zbulime vendesh të reja, aty ku dimri takon me bardhësinë e tij vende dhe njerëz te ndryshëm.

Prej shumë kohësh edhe kjo stinë është e kthyer në një traditë pushimesh sigurisht në përshtatje me buxhetet. Por ajo që po vihet re gjithmonë e më shumë është se çdo vit në Shqipëri pushimet dimërore po marrin përmasa në rritje.

 

 

Tashmë ky është një trend i momentit, pasi janë zbuluar vendet ideale për të mirëpritur turistë në këto ditë të ftohta dimri. Turizmi malor duket se është shëndrruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve. Dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror.

Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore. Në shumicën e rasteve pyetja me e zakonshme që njerëzit shtrojnë është se cilat janë disa nga destinacionet perfekte për të provuar një aventurë dimërore, kush janë çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë.

Destinacionet

Muaji Dhjetor mbart në vetvete dhe fillimin zyrtar të një stine të ftohtë e cila ditën e mbyll më shpejt.

Nëse në verë ishim në kërkim të netëve të gjata buzë detit, tashmë jemi në kërkim të netëve buzë zjarrit për tu ngrohur, me familjarë miq, për të kundruar nga jashtë nëse kemi fatin të shijojmë flokët e borës që mbulojnë ngadalë tokën.

Udhëtimi është ajo që i shton bukurinë kësaj stine. Udhëtime që të cojnë në vende të cilat janë mbuluar nga dëbora, ku pista e skive është gati, dhe mëngjeset të ofrojnë një bardhësi të majave të maleve të cilat të magjepsin.

Sapo dimri shfaqet, edhe dëbora mbulon Shqipërinë, dy janë emrat që menjëherë të vijnë ndër mend, Dardha dhe Voskpoja. Të gjithë e kanë si mbërritje, duan të shkojnë shpesh e të rikthehen, për të vizituar keto vende, të kalojnë një fund javë ndryshe, të shijojnë emocionet që këto vende dinë të falin. Dy udhëtime të bukura, të cilat kanë çdo gjë që mund të kërkosh, është një program i cili përfshin njohjen e këtyre dy simboleve të kulturës, vjetërsisë, historisë, gastronomisë. Vende të cilat të japin një pasqyrë më të qartë për të kaluarën e vendit tonë.

Këto vende bëhen më interesante pasi në Dardhë gjendet një pistë në të cilën çdokush mund të shijojë sportin e bukur të skive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore