Lajme

Ekspertët kritikojnë raportin e OKB-së për hedhjen poshtë të proteinave alternative


Mospërfshirja e reduktimit të konsumimit të mishit nga propozimet në një udhërrëfyes të OKB-së për të trajtuar krizën klimatike dhe për t’i dhënë fund urisë është “çuditëse”.

Një grup akademikësh ka kritikuar raportin e Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë për “hedhje poshtë” të potencialit të proteinave alternative për të reduktuar ndikimin e bagëtive në mjedis.

Në një koment të botuar në revistën Nature Food, ekspertët kanë thënë se dështimi për të përfshirë një metodologji se si u zgjodhën 120 veprimet që mbështeti ishte “befasues”.

Ata kanë kërkuar që pjesët e ardhshme të udhërrëfyesit të jenë më transparente, në mënyrë që rekomandimet e tij të mund të vlerësohen kundrejt shumë studimeve shkencore që kanë gjetur se reduktimi i konsumit të mishit në vendet e pasura do të përfitonte klimës dhe shëndetin e njeriut.

Udhërrëfyesi i FAO-s u botua në samitin e klimës Cop28 në dhjetor dhe pranon se dietat “absolutisht duhet të ndryshojnë për shëndetin e njeriut dhe atë planetar”.

Por 120 veprimet e tij nuk përfshijnë reduktimin e konsumit të mishit dhe qumështit në vendet ku shumica e njerëzve tashmë hanë sasi të pashëndetshme.

Në vend të kësaj, shumë nga rekomandimet e FAO-s janë për të intensifikuar efikasitetin e teknikave të kultivimit të kafshëve.

“Është shumë e habitshme: FAO nuk përfshin një nga ndërhyrjet më të qarta që do të ndihmonte në përmbushjen e objektivave mjedisore dhe shëndetësore”, sipas Cleo Verkuijl, një nga tetë autorët nga institucionet akademike në SHBA, Holandë dhe Brazil.

“Gjithashtu vërtet befasues është fakti që FAO hedh poshtë plotësisht proteinat alternative”.

Ato ishin provuar se kishin ndikime mjedisore shumë më të vogla se mishi konvencional, por FAO pretendoi, pa dhënë prova, se mishrat me bazë bimore kishin “mangësi ushqyese”, sipas tyre.

David Laborde, drejtori i divizionit të ekonomisë dhe politikave agroushqimore të FAO-s, i ka hedhur poshtë kritikat e artikullit.

“Ne theksojmë rëndësinë e ndryshimeve dietike nga faqet e para të raportit, duke nënvizuar se si kjo çështje shpesh neglizhohet”.

Ndryshimi i dietës përmendet tetë herë në raportin përmbledhës prej 50 faqesh, por reduktimi i konsumit të mishit apo të qumështit nuk përmendet.

“Ndryshimet në dietat nuk duhet të thjeshtohen tepër, por të bazohen në shkencë dhe prova”, ka thënë ai.

“E rëndësishmja, mishi është vetëm një nga elementët në evolucionin e dietave dhe kufizimi i diskutimeve për çështjen e mishit nuk është i dobishëm”.

Laborde ka thënë po ashtu se raporti nuk hodhi poshtë proteinat alternative.

“Ne thjesht besojmë me vendosmëri se bastet për një zgjidhje mrekullie për të zgjidhur problemin nuk janë realiste”.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore