Ekskluzive: Albanian Post siguron dokumentin me “kornizën e re” – ky është propozimi i Macron e Scholz për Kosovën e Serbinë

Angazhimi i Emmanuel Bone nga Presidenti i Francës dhe Jens Plotner, nga kancelari gjerman nuk janë e vetmja e re në procesin e Dialogut Kosovë – Serbi.
Bashkë me ta, në Prishtinë e Beograd, ka ardhur edhe dokumenti me propozimin e fundit të Emmanuel Macron e Olaf Scholz, për zgjidhjen finale dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Albanian Post tashmë e posedon të plotë dokumentin disafaqësh dhe të gjitha pikat që propozojnë zgjidhjen finale në një perspektivë disa vjeçare.
Të dielën, me 18 shtator, AP e publikon të gjitha pikat dhe nënpikat e propozimit.
Hyrja që tregon perspektivën në tri segmente të ndara, bashkë me tre nën-titujt që përmbajnë 13 pika do të jenë pjesë e publikimit.
Të gjitha segmentet shpjegojnë në detaje të ashtuquajturën “kornizën e re”, e cila u është prezantuar Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiç-it.
Propozimi, patjetër se ka brenda “shkopin dhe karotën” e fuqive të mëdha.
Të dielën, ekskluzivisht në Albanian Post, mund të lexoni çfarë kanë lexuar Kurti e Vuçiç para pak ditësh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
Drejtori i RTK-së aktivist i Vetëvendosjes – kryetari i Bordit që e zgjodhi thotë që “nuk më bën përshtypje”