Shqipëria

Ekonomia e Gjelbër: 180 pemë frashri mbillen në Tiranë


Janë mbjellë 180 rrënjë pemësh të llojit frashër, në një përpjekje për të përafruar luftën ndaj ngrohjes globale në Shqipëri, me atë të të gjithë botës.

Nën investimin e Bashkimin Evropian, në veçanti të shtetit të Austrisë dhe Bashkës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nisma mori jetë në Tiranë, me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

“Ky kontribut shënjon rezultatin e programit të Ballkanit Perëndimor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër. Ai mbështet jo vetëm Qeverinë, por edhe familjes, që të investojnë mbi përmirësimet e efiçencës energjetike.

Pemët, përtej punonjësve të Bashkisë, u mbollën edhe nga të rinj vullnetarë.

Vendodhja e tyre është Pylli Orbital i Tiranës. Teksa një falënderim, ka ardhur edhe nga kryebashkiaku Veliaj.

“Miqtë tanë nga BERZH-i, BE-ja dhe Ambasada e Austrisë po na japin ndihmën e tyre të vyer për të shtuar mbjelljen e pemëve në qytet, si mënyra më e mirë për të kontribuuar në të ardhmen e gjelbër Tiranës”.

Kështu shkruan ai në Facebook.

Ndërsa nisma të tjera për një kryeqytet dhe Shqipëri më të pastër, vijojnë edhe nga pushteti qendror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore