
Aktiviteti ekonomik i eurozonës, në mënyrë të papritur, iu rikthye rritjes gjatë muajit mars. Kjo i detyrohet kryesisht sektorit të prodhimit, pasi fabrikat zgjeruan prodhimin me ritmin më të lartë të 23 viteve të fundit.
Performanca e muajit mars u ka dhënë fund zvarritjeve në rritje në sektorin e prodhimit, i cili po haste vështirësi edhe përpara pandemisë. Kjo ka bërë që aktiviteti ekonomik në Evropë të dominohet së fundmi nga sektori i shërbimeve.
Vala e tretë e infektimeve të koronavirusit, që ka marrë përhapje në Evropë dhe rikthimi i mbylljeve në shumicën e shteteve, së bashku dhe me ritmin e ulët të vaksinimeve, e ka vënë në rrezik trendin rritës për muajt në vazhdim.
Indeksi PMI, që mat trendet dhe drejtimet e ekonomive në sektorët e prodhimit të shërbimeve, ka kaluar për herë të parë që prej fundit të vitit 2018 mbi nivelin 50. Ky tregues në këtë nivel është pika ndarëse mes tkurrjes dhe rritjes së industrisë.
IHS Markit, një nga kompanitë lider në vlerësimin e indeksit PMI, njoftoi se eurozona shënoi 52,5 pikë në muajin mars, krahasuar me 48,8 që ishte në muajin shkurt.
Ekspertë të kompanisë konfirmojnë pritshmëritë për trendin negativ në vijim, i cili do të vijë si rezultat i kushteve që po kalon kontinenti së fundmi. “Panorama e përgjithshme është përkeqësuar, mes rritjes së infektimeve me Covid-19 dhe mbylljen e vazhdueshme të aktiviteteve ekonomike”, tha Chris Williamson, eksperti drejtues i ekonomisë së bizneseve te IHS Markit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qeveria e Kosovës: I bëjmë thirrje Vuçiç-it të tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
A mund t’i mbijetojë Evropa një mandati të dytë të Donald Trump-it
-
Policia sekuestron tjetër arsenal armësh në Zveçan