Lajme

Ekonomia botërore është në një fazë kritike të luftës kundër inflacionit, sipas BIS-it


Banka Zvicerane për Shlyerjet Ndërkombëtare (BIS), e cila lehtëson punën e bankave qendrore të botës dhe kryen kërkime ekonomike, ka bërë thirrje për rritje të mëtejshme të normave të interesit.

Kjo, duke paralajmëruar se ekonomia globale është tani në një pikë kthese ndërsa vendet luftojnë për të frenuar inflacionin.

Agjencia britanike “Reuters” shkruan për këtë.

Pavarësisht rritjeve të pamëshirshme të normave gjatë 18 muajve të fundit, inflacioni mbetet kokëfortë i lartë në shumë ekonomi kryesore, ndërsa një rritje e kostos së huamarrjes ka nxitur kolapsin më të keq të bankave që nga kriza financiare 15 vjet më parë.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të BIS-it, Agustin Carstens, ekonomia botërore është në një pikë kthese, ndaj është e nevojshme t’u përgjigjemi sfidave serioze.

Ai shtoi se politika monetare duhet të rivendosë stabilitetin e çmimeve dhe politika fiskale duhet të konsolidohet.

Claudio Borio, kreu i njësisë monetare dhe ekonomike të BIS-it, theksoi se ekzistonte rreziku i “psikologjisë inflacioniste”, megjithëse rritjet më të mëdha se sa pritej në Britani dhe Norvegji javën e kaluar treguan se bankat qendrore po përpiqeshin të “bënin punën e tyre” me këndvështrimin e zgjidhjes së problemit.

Vihet re se sa më gjatë të mbetet inflacioni në nivele të larta, aq më i fortë dhe më i gjatë do të jetë i nevojshëm forcimi i politikës monetare.

Sipas raportit të BIS-it, nëse normat e interesit kthehen në nivelet e mesit të viteve 1990, barra totale e shërbimit të borxhit për ekonomitë e mëdha, duke qenë të tjera të barabarta, do të jetë më e larta në histori.

Sipas Borio-s, bankat qendrore duhet të marrin nën kontroll inflacionin, pyetja e vetme është se cili do të jetë çmimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore