Shqipëria

Ekonomi: Bashkia të dëmshpërblejë banorët e Shkodrës


Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, në një deklaratë për mediat nga qyteti i Shkodrës, u shpreh se banorët e përmbytur në zonën e Nën Shkodrës duhet të dëmshpërblehen nga Bashkia e qytetit.

Sipas saj dëmshpërblimi duhet të bëhet nga fondi i emergjencave civile të Bashkisë Shkodër, me drejtuese Voltana Ademi.

Ky fond është 4%, por Ekonomi u shpreh se nëse do të ketë nevojë për fond shtesë, atëherë do të shqyrtohet nga ana e qeverisë.

“Bashkia duhet të bëjë të gjitha vlerësimet”, theksoi ajo.

Ministrja ishte në Shkodër për t’i dhënë kartën e parë të naftës falas fermerit nga Malësia e Madhe, i cili është i pari që aplikoi në e-Albania për naftën falas.

I gjithë aktiviteti u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Shkodër.

Fermerët përfitojnë naftë falas sipas strukturës së mbjelles që kanë dhe mekanizimit që bëjnë në sipërfaqen e mbjellë me një kulturë të caktuar bujqësore. Ky proces nisi në janar të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore