
Skuadra e Ivan Balliut, Rayo Vallecano, e ka mposhtur Elche-n me rezultat 2:1 në mbrëmjen e së hënës, takim ky i vlefshëm i javës së shtatë në La Liga-n spanjolle.
Vllacano mori fitore në sekondat e fundit të ndeshjes, takim ky ku mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Balliu, luajti për 90 minuta.
Kjo humbje doli të jetë tronditëse për klubin e Elche-s, të cilët në orët e para të mëngjesit të së martës (rreth orës 01:00) morën një vendim për shkarkimin e trajnerit, Francisco Rodriguez.
“Elche Club de Fútbol njofton se Francisco Rodriguez nuk do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të parë”.
“Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin për punën dhe angazhimin e tij gjatë kohës së tij, duke arritur ta mbajë ekipin në La Liga në sezonin e kaluar”, thuhet në njoftimin e klubit.
Elche deri më tani në La Liga ka pasur një formë shumë të dobët, të cilët në shtatë javët e para kanë pësuar gjashtë humbje dhe një barazim.
Ndërkohë, sa i përket trajnerit Rodriguez, ai e mori e klubit më 28 nëntor të vitit të kaluar. Ai e drejtoi skuadrën në 34 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave regjistroi 14 fitore, 18 humbje dhe katër barazime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Suficiti buxhetor i Shqipërisë trefishohet në tetë muajt e parë të 2023-it
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike