Sport

Ekipet elitare të Premier League, të interesuar për O’Riley-n e Celtics


Mesfushori i Celtics, Matt O’Riley, po tërheq shumë vëmendje nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, duke përfshirë Borussia Dortmund, Liverpool, Arsenal dhe Manchester United, sipas raportimeve të ESPN.

O’Riley u transferua te Celtic nga MK Dons në janar për 1.5 milion £ dhe forma dhe statistikat e tij kanë rënë në sy të skuadrave në mbarë Evropën.

Mund të ketë ende një transferim të vonuar për të në këtë merkato të verës.

Celtic nuk ka asnjë interes të humbasë 21-vjeçarin, por një ofertë prej 15-20 milion funtesh mund të jetë joshëse në këtë merkato, megjithëse pritet që vlera e kontratës së tij të rritet këtë vit nëse ai vazhdon me këtë formë mbresëlënëse.

Ai iu bashkua Celtics nga MK Dons në vitin 2022 për 450 mijë euro, dhe nga katër paraqitje në sezonin aktual, ai ka shënuar një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore