Sport

Egnatia nuk di të ndalet


Egantia ka treguar edhe një herë se nuk është rastesisht në krye të Abissnet Superiores. Skuadra e Rrogozhinës ka mundur këtë të shtunë me rezultatin e pastër 3-0 Vllazninë.

Dueli mes Egnatias dhe Vllaznisë i zhvilluar në “Demrozi Stadium” hapi javën e 15 në Superiore. Dhe nuk pati surpriza, vendasit dominuan dhe morën tri pikët.

Të tre golat e takimit u realizuan gjatë pjesës së parë. Në minutën e 23 shënoi Edison Ndreca. 10 minuta më vonë ishte radha e Gytis Paulauskas. Ndërsa, ndeshja u vulos me golin e Vusal Isgandarli në minutën e 42.

Me fitoren e arritur, Egnatia shkon në kuotën e 33 pikëve në krye të Superiores. Partizani e ndjek me 28 pikë dhe dy ndeshje më pak. Vllaznia qëndron në vendin e pestë me 17 pikë.

Superiorja do të luajë takimin e fundit për këtë të shtunë duke filluar nga ora 17:00. Skënderbeu do të presë në Korçë skuadrën e Erzenit.

Të dielën do të luhen dhe tre takimet e fundit të javës së 15 në Superiore. Duke filluar nga ora 13:30, Kukësi do të presë Teutën. Nga ora 16:00 Dinamo City përballet me Laçin. Ndërsa, ndeshja më e rëndësishme e javës zhvillohet duke filluar nga ora 19:00 mes Tiranës dhe Partizanit.

Renditja e Superiores

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore