Përballje

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët


Java e tetë e Abissnet Superiores është mbyllur me barazimin 1-1 mes Egantias dhe Vllaznisë.

Në Rrogozhinë, në “Arena Egnatia”, skuadrat synonin që me një fitore të ngjiteshin në vendin e tretë, por asnjëra nuk ja arriti qëllimin.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, me dy skuadrat që golat i shënuan në 45 minutëshat hapëse.

Të parët shënuan Egnatia, menjëherë pasi u mbyll një çerek ore lojë.

Besar Iseni shënoi golin e parë, dhe Egnatia arriti ta dominojë pjesën e mbetur të pjesës së parë, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

Kur u duk se pjesa e parë po mbyllej në favorin e vendasve, gjyqtari akordoi penallti për Vllazninë.

Për shkodranët, rrugën e rrjetës e gjeti Liridon Latifi, i cili u tregua i sakt nga 11 metra.

Në pjesën e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë, por as nuk u krijuan shumë raste për gol.

Tabela e Superiores pas tetë javësh, tani duket kështu:

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore