Shqipëria

Edi Rama bën thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar naftën pa taksa


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu bën thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar naftën pa taksa.

Ai ka publikuar dhe një video në Facebook të disa fermerëve të cilët kanë aplikuar përmes portalit E-Albania.

“… me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut…”

Aplikimet janë hapur më 15 janar.  49 mijë e 400 fermerët e regjistruar dhe të pajisur me NIPT mund të përfitojnë.

Të gjithë fermerët do të kenë mundësi deri më 25 shkurt 2021 që të aplikojnë për të marrë naftën për prodhimet e sezonit të parë.

Një litër naftë do të blihet me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte. Ky vendim është mirëpritur nga fermerët.

Nafta për prodhim bujqësor nuk do të shpërndahet nga pikat e karburanteve, por do të mund të merret tek operatori furnizues i kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore