Lajme

Edhe Sllovenia e njeh Palestinën si shtet


Ilustrim

Pas Spanjës, Irlandës e Norvegjisë edhe Sllovenia – anëtare e Bashkimit Evropian – e ka njohur Palestinën si shtet.

Të martën Parlamenti i Sllovenisë ka votuar në përkrahje të këtij vendimi.

Nga 90 deputetë 52 kanë votuar për ndërsa asnjë ligjvënës nuk ka votuar kundër.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka thënë se i ka rritur përpjekjet për të njohur shtetin palestinez, pas intensifikimit të ofensivës së Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Ndryshe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kërkuar që Kosova t’i bashkohet Spanjës, Norvegjisë e Irlandës, duke e njohur si shtet Palestinën.

Njohja si shtet i Palestinës, sipas Molliqajt, duhet të ndodh mbi premisat e lirisë dhe vetëvendosjes për Palestinën.

“PSD kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e Palestinës shtet, si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Sepse nervi human midis njerëzve do të jetë gjithmonë liria!”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore